| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në edicionin e veçantë online të Forumit Ligjor Ndërkombëtar të St. Petërsburgut, 18 - 22 maj 2021.

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Federatës së Rusisë dhe organizatorëve të Forumit Ligjor Ndërkombëtar të St. Petërsburgut, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mori pjesë në edicionin e veçantë online të Forumit të 9 ¾ Ligjor Ndërkombëtar të St. Petërsburgut  me temë: “Vaccination by law”, i cili i zhvilloi punimet në datat 18 - 22 maj 2021. Përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese në këtë veprimtari ishte z. Përparim Kalo, anëtar i gjykatës.
Qëllimi i organizimit online të kësaj veprimtarie tashmë të përvitshme ishte bashkimi i gjithë pjesëmarrësve në një diskutim global lidhur me aspektet ligjore të jetës publike në kushtet e shpërthimit të pandemisë COVID-19 dhe zhvillimin e zgjidhjeve ligjore në luftën kundër virusit, në një kohë kur roli i ligjit si një rregullator shoqëror universal bëhet më kuptimplot se kurrë.
Punimet online të Forumit të 9 ¾ Ligjor Ndërkombëtar u përshëndetën dhe moderuan nga përfaqësues të spikatur nga fusha të ndryshme të së drejtës, të cilët shkëmbyen mendimet e tyre dhe diskutuan mbi çështjet më aktuale të evidentuara gjatë zhvillimeve të fundit si: të drejtat e njeriut në epokën dixhitale, ku theksi u vu mbi detyrimet e administrimit të internetit dhe shmangien e shkeljeve në lidhje me të drejta si privatësia e të dhënave personale etj; teknologjinë digjitale e cila bën të mundur automatizimin e përdorimit të jurisprudencës së standardizuar në lidhje me veprimtarinë e autoriteteve publike, të drejtat e njeriut, organet juridiksionale dhe të zbatimit të ligjit, duke përmirësuar procesin e dhënies së shërbimeve, duke përmbushur në këtë mënyrë detyrimet ndaj qytetarëve nё kuadrin e mbrojtjes sё të drejtave të tyre.
Një tjetër sesion ishte ai kushtuar Avokatit të Tatimpaguesve (Financial Ombudsman), ku folësit nga Dhoma e Lartë, Banka Qëndrore e Rusisë, Gjykata e Lartë, dhe Shoqata e Siguruesve diskutuan për modelin e ri të legjislacionit të ardhshëm në kontekstin e efektivitetit të procedurave të reja para-gjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në tregun financiar, reduktimin e kohës së shqyrtimit të mosmarrëveshjeve dhe uljen e numrit të përgjithshëm të çështjeve.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.