Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në festimet e 70-vjetorit të Gjykatës Turke të Mosmarrëveshjeve të Juridiksionit, 12-14 Qershor 2015
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës së Mosmarrëveshjeve të Juridiksionit, z. Serdar ÖZGÜLDÜR, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim DEDJA, mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar të organizuar në Ankara (Turqi), me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Gjykatës turke të Mosmarrëveshjeve të Juridiksionit në datat 12-14 qershor 2015.
Kjo veprimtari kishte për qëllim të mblidhte së bashku përfaqësuesit e Gjykatave të Mosmarrëveshjeve, të Gjykatave Kushtetuese dhe të Gjykatave të Larta nga vende të ndryshme dhe të shërbente si platformë për të ndarë sfidat e përbashkëta, shkëmbimin e opinioneve dhe përvojave mes pjesëmarrësve (kryetarë dhe anëtarë gjykatash, akademikë të shquar të fushës së drejtësisë).
Në fjalën e mbajtur në këtë simpozium ndërkombëtar, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë bëri një prezantim të sistemit gjyqësor në Shqipëri si dhe të qasjes kushtetuese në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve juridiksionale sipas sistemit juridik shqiptar.