| Bookmark and Share

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në takimin online të Rrjetit të Gjykatave Supreme, forum i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, datë 23 tetor 2020.

Në datën 23 tetor 2020, znj. Elsa Toska, gjyqtare dhe përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese pranë Rrjetit të Gjykatave Supreme (SCN) – forum i GJEDNJ-së, mori pjesë në takimin e dytë online, me temë: “Të drejtat e të burgosurve dhe kujdesi shëndetësor ndaj tyre në kohë pandemie”. 


Përfaqësues të GJEDNJ-së, por edhe pjesëmarrës dhe folës nga gjykatat anëtare të SCN, diskutuan mbi aspekte të ndryshme të nenit 2 “E drejta për jetën” dhe nenit 3 “Mbrojtja nga trajtimi çnjerëzor dhe degradues” të KEDNJ-së, lidhur me të drejtat e të burgosurve.


Gjatë diskutimeve theksi u vu te fakti që shumë nga të drejtat dhe liritë e mbrojtura nga KEDNJ-ja janë prekur nga pandemia dhe kanë ngritur një sërë problemesh të vështira ligjore nga pikëpamja e standardeve konventore.
Në fund të takimit u konkludua se situata e shkaktuar prej Covid -19 përbën një sfidë të shtuar jo vetëm për sistemin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, por edhe për të drejtat e të burgosurve dhe kushtet e burgjeve në veçanti, për rrjedhojë edhe problematikat në këtë drejtim duhen adresuar me një vëmendje të shtuar prej autoriteteve kombëtare.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.