Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Armenisë, Dr.Gagik Harutyunyan, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga zoti Fatos Lulo dhe zoti Besnik Imeraj, gjyqtarë, mori pjesë në punimet e konferencës ndërkombëtare me temë “Roli dhe rëndësia e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në adresimin e boshllëqeve dhe pasigurisë ligjore”, e cila u organizua në Erevan, Armeni. Kjo konferencë zhvillohet në bashkëpunim me Komisionin e Venecies të Këshillit të Europës dhe Organizatën Ndërkombëtare “Konferenca e Organeve të Kontrollit Kushtetues të Vendeve me Demokraci të Re”. Gjatë punimeve të kësaj konference, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese morën pjesë edhe në asamblenë për krijimin e qendrës kombëtare publike analitike “Kultura kushtetuese”.