| Bookmark and Share

Pjesëmarrje në Konferencën e XVII-të të Gjykatave Kushtetuese Evropiane - Batumi, Gjeorgji, 29-30 Qershor 2017.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z.Bashkim Dedja, i shoqëruar nga Drejtori i Kabinetit, Z Aleksandër Toma, mori pjesë në Konferencën e XVII-të të Gjykatave Kushtetuese Evropiane, në Batumi të Gjeorgjisë, nga data 29-30 Qershor 2017.
 
Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të 41 vendeve anëtare me të drejta të plota, mes tyre edhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë,
 
Fillimin e punimeve të kësaj konference e përshëndetën autoritetet më të larta të vendit si Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Gjeorgjisë, njëherazi Kryetar i Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, si dhe Kryetari i Komisionit te Venecias.
 
Punimet e kësaj konference iu kushtuan rolit të gjykatave kushtetuese në përcaktimin dhe zbatimin e parimeve kushtetuese. Në këtë konferencë u sollën praktikat më mira të gjykatave kushteuese evropiane në fushën e kontrollit kushtetues.
 
Në përfundim të punimeve të kësaj konference u miratua një rezolute në mbështetje të forcimit të rolit dhe të pavarësisë së gjykatave kushtetuese si dhe u vendos që Kongresi i XVIII i Gjykatave Kushtetuese Evropiane të mbahet në Çeki.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.