Pjesëmarrje në Kongresin Botëror të Shoqatës Ndërkombëtare të Filozofisë së të Drejtës dhe Filozofisë Sociale7-12 korrik 2019Universiteti i Lucernës, Zvicër
Nga data 7-12 korrik 2019 u zhvilluan punimet e Kongresit Botëror të Shoqatës Ndërkombëtare të Filozofisë së të Drejtës dhe të Filozofisë Sociale, i cili u organizua nga Universiteti i Lucernës. Në këtë Kongres morën pjesë rreth 1300 juristë, profesorë të së drejtës, studiues të fushave të ndryshme sociale, etj.
Tema kryesore e Kongresit ishte "Dinjiteti, Demokracia, Diversiteti". Qëllimi i këtij aktiviteti akademik ishte hapja e një mjedisi diskutimi dhe reflektimi mbi çështjet më të rëndësishme që shqetësojnë të drejtat e njeriut, sfidat bashkëkohore të pluralizmit kulturor, shtetësisë dhe integrimit. Çështjet e shtruara dhe të diskutuara në panelet dhe punëtoritë e Kongresit nuk i drejtoheshin vetëm juristëve dhe filozofëve por edhe politikbërësve, OJF-ve, avokatëve dhe publikut të gjerë në përgjithësi, ashtu edhe akademikëve të disiplinave të ndryshme.
Me ftesë të Universitetit të Lucernës në punimet e këtij Kongresi mori pjesë znj. Arta Vorpsi, këshilltare e gjyqtarëve, e cila mbajti një referat mbi kuadrin kushtetues dhe ligjor, si dhe praktikën gjyqësore shqiptare për çështje të lidhura me dinjitetin jerëzor.