Pjesëmarrje në Kongresin e XVI-të Ndërkombëtar të të Drejtës Kushtetuese të Krahasuar Europiane, Regensburg, Gjermani, 17-18 Tetor 2014
Me ftesë të Prof.Dr.Dres.h.c. Rainer Arnold, Shef i Katedrës “Jean Monnet” dhe Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të së Drejtës Kushtetuese Europiane, Z. Aleksandër Toma – Drejtor i Kabinetit të Kryetarit dhe Znj. Arta Vorpsi – këshilltare ligjore, morën pjesë në Kongresin e XVI-të Ndërkombëtar të të Drejtës Kushtetuese të Krahasuar Europiane mbi Zhvillimet e së Drejtës Ndërkombëtare: E drejta Civile dhe Kushtetuta, i cili u zhvillua në Regensburg, Gjermani, në datat 17-18 tetor 2014.
Në këtë veprimtari morën pjesë gjyqtarë kushtetues të vendeve të ndryshme dhe profesorë e akademikë të shquar në fushën e së drejtes kushtetuese. Ditën e dytë të ketij aktiviteti, znj. Arta Vorpsi bëri një prezantim lidhur me ndikimin e Kushtetutës në të drejtën private duke marrë si referencë jurisprudencën e Gjykatës së Lartë.