| Bookmark and Share

Seancat gjyqësore Mars 2022

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ( jo më pak se ¼ e deputeteve), seancë plenare publike. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputeteve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 80/2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”. 10 Mars, 2022 10:00
2. Bardhyl Ibra, seancë plenare mbi bazë dokumentesh. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Durrës. “Konstatimin e shkeljes së të drejtës kushtetuese të aksesist dhe të sigurisë si nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative Apelit Tiranë si dhe nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.00-2021-386, datë 18.03.2021 të Gjykatës së Lartë dhe kthimin për gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë”. 03 Mars, 2022 10:00
3. Gjykata e Apelit Durrës, seancë plenare mbi bazë dokumentesh. Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Ministrave, Prokuroria e Përgjithshme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit. “Shfuqizimin si antikushtetues të togëfjalëshit “për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe” në paragrafin e tretë të nenit 64 të Kodit Penal, pasi vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë”. 01 Mars, 2022 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.