| Bookmark and Share

Seancat gjyqësore Nëntor 2022

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, seancë plenare publike Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Këshilli i Lartë Gjyqësor “Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 2, pika 1 të ligjit nr.50/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, i cili ka ndryshuar nenin 12, pika 5, shkronja “a” të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 1, pika 7, paragrafi i dytë, germa “b” dhe “c” të ligjit nr.8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, konkretisht: “...b) për personat, të cilët kanë vite shërbimi pas datës 1.1.2019, paga e muajit të fundit që zbatohet për atë funksion, sipas legjislacionit në fuqi, në momentin e lindjes të së drejtës për përfitim, por në asnjë rast kjo pagë referuese nuk e tejkalon pagën e Presidentit të Republikës; c) për personat, të cilët kanë vite shërbimi para dhe pas datës 31.12.2018, paga referuese që llogaritet si raport i shumës së pagave referuese të të gjitha funksioneve e detyrave që kanë gëzuar personat, respektivisht sipas përcaktimeve të shkronjave “a”, “b”, në shumën e muajve që njihet si periudhë shërbimi për të gjitha funksionet e detyrat, por në asnjë rast kjo pagë referuese nuk e tejkalon pagën e Presidentit të Republikës”. 15 Nëntor, 2022 10:00
2. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, seancë plenare publike Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Prokuroria Përgjithshme “ Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të: a) Nenit 89/b të ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995, Kodi Penal i RSH, i ndryshuar, shtuar me nenin 3 të ligjit nr. 35/2020, datë 16.04.2020. b) Nenit 242/a të ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 Kodi Penal i RSH, i ndryshuar, shtuar me nenin 2 të ligjit nr. 35/2020, datë 16.04.2020” 10 Nëntor, 2022 10:00
3. Një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se ¼ e deputetëve), (Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike), seancë plenare publike Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave “ Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputeteve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 80/2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”” 08 Nëntor, 2022 10:00
4. Roland Karanxha, seancë plenare mbi baze dokumentesh Prokuroria e Përgjithshme “ Kundërshtim i vendimit nr. 88000-01070-00-2017 Regj.Themm., nr.00-2022-129(16), datë 21.01.2022 të Gjykatës së Lartë dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 54, datë 15.03.2017 të Gjykatës së Apelit Vlorë”. 03 Nëntor, 2022 12:00
5. Elton Shabani, seancë plenare mbi baze dokumentesh Prokuroria e Përgjithshme “Shfuqizimin e vendimit nr.00-2021-1023, datë 16.12.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr.10-2016-806/270, datë 12.04.2016 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr.1035, datë 21.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan”. 03 Nëntor, 2022 10:00
6. Stiliano Hajdari, Limoneta Çollaku, Aleks Hajdari, Elidon Hajdari, seancë plenare mbi baze dokumentesh Këshilli i Ministrave, Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës “Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 00-2022-5 i vendimit, datë 17.01.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi). Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 323, datë 23.02.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë dhe gjykimin brenda një afati 6 mujor me trup tjetër gjykues”. 01 Nëntor, 2022 12:00
7. Albert Xhani, seancë plenare mbi baze dokumentesh Administratorit të Shoqërisë “VEFA HOLDING” Sh.p.k, Avokatura e Shtetit, Zyra e Përmbarimit Tiranë “ Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 251, datë 23.11.2021 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë i marrë në dhomë këshillimi”. 01 Nëntor, 2022 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.