Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Prof. Dr. Zühtü ARSLAN, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, mori pjesë në programin e shkollës së 8-të verore të organizuar nga Qendra për Trajnimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore e Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Aziatike dhe Institucioneve Ekuivalente. Programi i këtij viti kishte temën “Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë gjendjes së emergjencës shëndetësore - shembulli i COVID-19” dhe u zhvillua online në datat 7 – 8 shtator 2020. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua në këtë aktivitet nga znj. Olta Aliaj, këshilltare ligjore.
Secili prej pjesëmarrësve në program mbajti një prezantim në lidhje me këtë temë duke analizuar shkurtimisht legjislacionin ekzistues dhe praktikën e ndjekur në vendet e tyre respektive në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, si dhe duke ofruar një përmbledhje të vendimeve të gjykatave kombëtare që pasqyrojnë praktikën gjyqësore të vendosur.