| Bookmark and Share

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Znj. Vitore Tusha, me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Z. Reinout Vos

Më datën 9 mars 2022, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Vitore Tusha, dhe zoti Përparim Kalo, anëtar i kësaj gjykate, zhvilluan një takim zyrtar me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Z. Reinout Vos, i cili shoqërohej nga z. Hemion Braho oficer për çështjet ligjore pranë kësaj ambasade.
Gjatë takimit, pasi foli për sfidat e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë - si ato me të cilat u përball që prej rifillimit të funksionalitetit të saj, por edhe për sfidat e së ardhmes -, Kryetarja Tusha e falënderoi Ambasadorin Vos për mbështetjen e ofruar nga qeveria holandeze për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, si dhe shprehu interesimin e Gjykatës Kushtetuese për t’u përfshirë në projektin aktual në kuadër të nxitjes së ndërveprimit midis gjykatave dhe medias dhe gjithashtu edhe në projekte të tjera të ngjashme që synojnë rritjen e transparencës së vendimmarrjes së Gjykatës dhe ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve njerëzore.
Nga ana e tij, Ambasadori Reinout Vos shprehu vlerësime pozitive në lidhje me veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë duke konfirmuar njëherazi mbështetjen e qeverisë holandeze si dhe angazhimin për ta bashkërenduar këtë mbështetje edhe me partnerë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, edhe për faktin se arritjet e këtij institucioni kushtetues kanë dhënë një kontribut shtesë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

 

  09     09

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.