| Bookmark and Share

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, Tiranë, 09 maj 2023

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, ka pritur sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it në Shqipëri, Ambasadoren Audrey Glover, e cila shoqërohej nga asistentët ligjorë, znj. Elidiana Shkira, z. Rokas Stabingis dhe znj. Olta Qejvani. Kryetarja Zaçaj shoqërohej në këtë takim edhe nga gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese për çështje që kanë të bëjnë me të drejtën e votës, mandatin e të votuarve, si dhe procesin zgjedhor.

takim me odihr-it

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.