Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, ka pritur sot në ambientet e kësaj Gjykate, z. Darian Pavli, gjyqtari për Shqipërinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me çështjet e Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe standardet e reja që po vendos Gjykata Kushtetuese duke njohur efektin e drejtpërdrejtë tëvendimeve të Gjykatës së Strasburgut.
Gjithashtu, nga ana e tij z. Pavli ka uruar Kryetaren Zaçaj për marrjen e kësaj detyre të rëndësishme duke vlerësuar rëndësinë që ka për shtetin e së drejtës dhe demokracinë pavarësia institucionale e Gjykatës Kushtetuese, si dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.