| Bookmark and Share

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me Ministrin e Drejtësisë z. Nasip Naço

 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Bashkim Dedja, priti sot në një takim në zyrën e tij Ministrin e ri të Drejtësisë, z. Nasip Naço.
Z.Bashkim Dedja, pasi e uroi ministrin për detyrën, bëri një paraqitje të strukturës dhe mënyrës së organizimit e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe përmendi nevojën për përmirësimin e ligjit organik të kësaj Gjykate.

Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me funksionimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, dhe në veçanti me rolin e Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim, pjesëmarrësit në takim shprehën bindjen për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy institucioneve.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.