| Bookmark and Share

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të Fondacionit “SLYNN”, 09 shkurt 2017

Në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin “SLYNN,” Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja priti në datën 9 shkurt 2017, në një takim zyrtar në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesin e këtij Fondacioni, Sir David Latham.
 
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i reformave në sistemin e drejtësisë dhe konkretizimi i bashkëpunimit në të ardhmen e afërt (për vitin 2017) mes Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Fondacionit Britanik SLYNN.
 
Duke ofruar gadishmërinë e tij për këtë bashkëpunim në fushën e drejtësisë kushtetuese, Z. Dedja  prezantoi disa fusha ku mund të fokusohej ndihma e Fondacionit SLYNN, kryesisht nëpërmjet lektorëve dhe trajnimeve që mund të organizohen për stafin administrativ dhe këshilltarët ligjor në Gjykatën Kushtetuese. 
 
Nga ana e tij, Sir David Latham u shpreh i kënaqur për vazhdimësinë e bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe i gatshëm për përmbushjen konkrete të angazhimit dhe asistencës së Fondacionit që ai përfaqëson.
 
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.