Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve OSBE/ODIHR, 14 qershor 2017
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate Ambasador Peter Tejler, Kreu i Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri, dhe z. Vasil Vashchanka, analist ligjor pranë këtij Misioni.
Gjatë këtij takimi Ambasador Peter Tejler bëri një prezantim të detajuar të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, i cili ka qenë prezent në Shqipëri që prej vitit 1996, duke evidentuar vështirësitë dhe problematikat që lidhen me proceset zgjedhore. Ai u shpreh se qëllimi i këtij misioni nuk është legjitimimi i rezultatit të zgjedhjeve, por rritja e besimit të votuesve te sistemi.
Nga ana e tij, Kryetari Dedja bëri një përshkrim të veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese, duke u ndaluar në komptencat ligjore dhe kushtetuese të këtij instuticioni për sa i takon procesit zgjedhor.