| Bookmark and Share

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të projektit “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” (EURALIUS)

Sot, më 24.03.2011, Kyetari i Gjykates Kushtetues, Z. Bashkim Dedja, priti me kërkesë të tyre në ambientet e kësaj gjykate, Z. Joaquin Urias, Drejtues i Ekipit, dhe Z. Gianluigi Pratola, Zëvendësdrejtues i Ekipit, të projektit “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” (EURALIUS).

Fillimisht, Kryetari Dedja bëri një paraqitje të plotë të strukturës dhe mënyrës së organizimit e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe sfidat me të cilat përballet ky institucion. Përfaqësuesit e projektit EURALIUS bën një prezantim të misionit dhe objektivit të përgjithshëm të këtij projekti, i cili synon afrimin e sistemit shqiptar të drejtësisë me standardet e BE-së nëpërmjet asistencës teknike të ofruar nga shtetet anëtare të BE-së. Ata ofruan në kuadër të projektit mbështetjen dhe asistencën e nevojshme për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, duke nënvizuar edhe linjat bazë të këtij bashkëpunimi, si dhe duke e cilësuar këtë institucioni si një partner të rëndësishëm që ka qenë një nga më të vlerësuarit sipas BE-së përsa i takon respektimit të standardeve të këtij komuniteti. Në përfundim të takimit u ra dakord për konkretizimin e hapave të mëtejshëm për zbatimin e planit të punës  të projektit EURALIUS lidhur me institucionin e Gjykatës Kushtetuese.   

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.