Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me zotin Mehmet Akarca, Kryeprokuror i Republikës së Turqisë, 22 maj 2017
Kryeprokurori i Republikës së Turqisë Zoti Mehmet Akarca, i cili ka mbërritur në Tiranë me rastin e organizimit të Konferencës Nderkombëtare të Shoqatës së Prokurorëve të Rajonit (IAP), më datën 22 maj 2017 ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Zotin Bashkim Dedja. Në këtë takim, në të cilin merrnin pjesë edhe Z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithëm i Gjykatës, Prokurorët Znj. İlknur Altıntaş dhe Z. Sacit Yılmaz, si dhe Këshilltari i Ambasadës Turke në Tiranë Z. Sinan Cem Baş, u diskutua lidhur me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të institucioneve respektive si dhe për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore në luftën kundër terrorizmit.
Zoti Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e marrdhënieve midis dy vendeve, e vuri theksin te marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit që ekzistojnë midis Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, si dhe në angazhimin e institucioneve respektive për forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.