| Bookmark and Share

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me Kreun e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, 24 janar 2017.

Në datën 24 janar 2017, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate Shefin e ri të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, zotin Claus Neukirch.

Të dy palët gjatë takimit vlerësuan bashkëpunimin e mëparshëm institucional si mjaft të suksesshëm dhe shprehën kënaqësinë dhe vullnetin e mirë për ta vazhduar më tej këtë bashkëpunim, duke gjetur edhe rrugët e konkretizimit të tij, sidomos në kuadrin e ndryshimeve aktuale kushtetuese që po ndërmerren në vendin tonë në fushën e drejtësisë, ku Gjykata si pjesë e tyre ka një rol të rëndësishëm në procesin reformues.

Zyra e Këshillit të Europës në Tiranë, e themeluar në vitin 2011, aktualisht mbështet zbatimin e njëmbëdhjetë projekteve në pesë fusha: sigurimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar, liria e shprehjes, antidiskriminimi dhe respektimi i të Drejtave të Njeriut, Përfshirja Sociale, si dhe Qeverisja dhe Pjesëmarrja Demokratike.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.