| Bookmark and Share

Takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Dewi van de Werd, 18 korrik 2018

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Dewi van de Werd, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik. Biseda u fokusua kryesisht në ecurinë e reformës në sistemin e drejtësisë, veçanërisht te impakti që procesi i vettingut ka krijuar në Gjykaten Kushtetuese. Ambasadorja u interesua posaçërisht për situatën aktuale në të cilën ndodhet kjo gjykate. Në përfundim të takimit, Kryetari Dedja dhe Ambasadorja Dewi van de Werd, vlerësuan se kryerja e kësaj reforme do të rikthejë besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë, duke luajtur një rol të pazëvendësueshëm në forcimin e shtetit të së drejtës.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.