| Bookmark and Share

Takim me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Guido De Sanctis, 22 shkurt 2023.

Zonja Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadorin e Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, SH.T. Z. Guido De Sanctis, shoqëruar në këtë takim nga zoti Cailean Maclean, Shef i Departamentit Ligjor dhe të Drejtave të Njeriut, dhe zonja Ama Kraja, këshilltare ligjore vendase. Po ashtu, në takim merrte pjesë edhe zonja Marsida Xhaferllari, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë takimit Kryetarja Zaçaj e falënderoi përzemërsisht Ambasadorin De Sanctis për bashkëpunimin e frytshëm dhe intensiv të Gjykatës Kushtetuese me zyrën e OSBE-së në Shqipëri, si një prej partnerëve mbështetës më kryesorë dhe të rëndësishëm të këtij institucioni. Po ashtu, Kryetarja Zaçaj shprehu vullnetin dhe angazhimin e trupës së gjykatës për forcimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, duke u ndalur edhe në termat konkretë dhe praktikë të projekteve të bashkëpunimit, me synimin që aktivitetet që do të parashikohen në këtë kuadër të jenë në përputhje me vizionin, objektivat strategjikë dhe një plan të detajuar veprimi të Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana e tij, Ambasadori De Sanctis, pasi e uroi Kryetaren për marrjen e kësaj detyre të lartë, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, duke evidentuar rolin primar të këtij institucioni në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ambasadori De Sanctis shprehu angazhimin për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi dhe gatishmërinë e kontributit të tij për një mbështetje edhe më gjithëpërfshirëse për Gjykatën Kushtetuese.

  takim me kryetarin e prezencës së osbe-së në shqipëri, ambasadorin guido de sanctis, 22 shkurt 2023

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.