| Bookmark and Share

Takimi i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë zonja Vitore Tusha me Presidenten e Republikës së Kosovës zonja Vjosa Osmani Sadriu.

Në datën 19 maj 2022, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, dhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka Nimani, janë pritur në një takim zyrtar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në përbërje të një delegacioni me përfaqësues të sistemit të drejtësisë nga të dy vendet. I  pranishëm në këtë takim ishte edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e drejtësisë dhe rolin që luajnë konferencat e përbashkëta në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira. Po ashtu, u theksua rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, me qëllim mundësimin e një mbrojtjeje më të madhe të të drejtave të qytetarëve nga sistemi i drejtësisë dhe përmirësimin e tij nëpërmjet rritjes së cilësisë së vendimeve gjyqësore.

 

 

 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.