| Bookmark and Share

Takimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me ekspertët e misionit të Komisionit Europian në Shqipëri, 18 Qershor 2015

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja priti në një takim pune ekspertët e misionit të Komisionit Europian në Shqipëri në kuadër të ecurisë së reformës në drejtësi. Delegacioni i ekspertëve kryesohej nga z. Gianluigi Pratola.
Në këtë takim, Kryetari Dedja prezantoi mënyrën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, arritjet dhe problematikat e saj si dhe zhvillimet më të fundit në kuadër të procesit të reformës në drejtësi, e cila është tejet e rëndësishme për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Më pas, pjesëmarrësit në takim diskutuan dhe shkëmbyen mendime në lidhje me përmirësimin e Ligjit që rregullon veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që ndryshimet e këtij ligji të garantojnë pavarësinë e institucionit, bazuar në përvojat më të mira të vendeve perëndimore.
 
 
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.