| Bookmark and Share

Takimi me përfaqësues të Këshillit të Shtetit të Turqisë, 21 gusht 2017

Në datën 21 gusht 2017 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar në selinë e kësaj Gjykate Kryetarin e Dhomës së 14 të Këshillit të Shtetit të Republikës së Turqisë, zotin Levent Artuk, i cili së bashku me tre anëtarë të tjerë të këtij institucioni të rëndësishëm turk përkatësisht, zoti Abdurrahman Gençbay (gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm), zoti Taci Bayhan si dhe zonja Emel Cengiz, ishte në Shqipëri në kuadër të një turi Ballkanik.

Kryetari Bashkim Dedja bëri një prezantim të organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë si dhe të natyrës së vendimeve të kësaj gjykate dhe e njohu delegacionin turk me hapat e rëndësishëm të hedhur në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Nga ana e tij zoti Levent Artuk paraqiti në mënyrë të përmbledhur kompetencat dhe funksionimin e Gjykatës Administrative Turke, duke vënë theksin tek numri i madh i aplikimeve individuale me të cilat përballet kjo gjykatë në Turqi.
Në vazhdim të takimit të dy Kryetarët shprehën vlerësimet reciproke tejet pozitive në lidhje me bashkëpunimin e shkëlqyer institucional që ekziston mes dy vendeve në fushën e drejtësisë dhe njëherazi vullnetin e mirë për vazhdimësinë e tij.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.