Tryezë e rrumbullakët për mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore, 15 – 16 mars 2010
Z. Sokol Berberi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Mjetet ligjore efikase ndaj mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore kombëtare,” e cila është organizuar nga Departamenti i Ekzekutimit të Vendimeve të Gjykatës Europiane në kuadër të projektit të Këshilli i Europës të titulluar “Heqja e pengesave për mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore/Garantimi i zbatimit efektiv të vendimeve gjyqësore kombëtare,” dhe është zhvilluar në Strasburg, Francë, në datat 15 – 16 mars 2010.