| Bookmark and Share

VIZITË E NJË DELEGACIONI TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË SLLOVENI, 17-20 QERSHOR 2012

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Z. Bashkim Dedja, Kryetar, Znj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha, Gjyqtarë, dhe Z. Aleksandër Toma, Drejtor Kabineti, zhvilloi një vizitë studimore në Republikën e Sllovenisë.
 
Pas takimit me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, Dr. Ernest Petrič dhe trupën gjyqësore, delegacioni zhvilloi takime të rëndësishme me personalitete të larta të vendit, me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë Dr.Gregor Virant, me Ministrin e Drejtësisë Dr. Senko  Pličanič dhe Kryetaren e Gjykatës së Apelit në Koper, Znj. Joža Velkaverh.
 
Në këto takime palët shprehën bindjen se bashkëpunimi në mes të institucioneve të dy vendeve do të vazhdojë të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen, duke pasur në fokus shkëmbimin e përvojave dhe ideve në fushat respektive.
 
Këto takime u zhvilluan në një frymë shumë miqësore ku u shkëmbyen eksperienca të ndërsjella të funksionimit të institucioneve.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.