Vizitë e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në Kongresin Ndërkombëtar për Drejtësinë, Stamboll, 17-19 tetor 2016
Me ftesë të ministrit të Drejtësisë të Republikës së Turqisë, zotit Bekir Bozdağ, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Bashkim Dedja, mori pjesë në punimet e Kongresit Ndërkombëtar për Drejtësinë të zhvilluar në Stamboll në datat 17-19 nëntor. Në këtë kongres kryetari shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm, zoti Kujtim Osmani.
Çështjet e trajtuara në këtë kongres ishin masat që duhen marrë për përshpejtimin e procesit gjyqësor, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rritja e eficiencës së tij, gjykimet administrative dhe trajnimet për gjyqësorin, si dhe ndërmjetësimi për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve.
Punimet e kongresit i përshëndeti edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, zoti Tayyip Erdoğan.