Vizitë e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë në Shqipëri, 11-13 Nëntor 2015
Në datat 11-13 nëntor, me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë vizitoi Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Delegacioni ishte i përbërë nga znj. Elena Gosheva, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, z. Jovan Josifovski, gjyqtar, z. Nikola Ivanovski, gjyqtar, dhe znj. Vangelina Markudova, gjyqtare.
Delegacioni u prit nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, dhe nga gjyqtarë të kësaj gjykate. Më pas u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me temë “Pavarësia e gjykatave kushtetuese në demokracitë e reja”.
Gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri, delegacioni u prit në një takim zyrtar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori.