| Bookmark and Share

Vizitë e një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në inaugurimin e vitit të 3-të gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Në datat 16-18 tetor, me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof.Dr. Enver Hasani, zhvilloi një vizitë në Kosovë një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga z.Bashkim Dedja, Kryetar, z. Xhezair Zaganjori, Anëtar i Gjykatës, dhe z. Aleksandër Toma, Drejtor i Kabinetit të Kryetarit. Kjo vizitë u zhvillua në kuadrin e inaugurimit të vitit të 3-të gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në takimin me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof.Dr. Enver Hasani,  z. Bashkim Dedja vlerësoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve homologe.

Gjatë ditëve të vizitës, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese  zhvilloi takime me përfaqësues të delegacioneve të gjykatave kushtetuese të disa vendeve të rajonit  si dhe me personalitete të tjera  pjesëmarrëse në inaugurim.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.