| Bookmark and Share

Vizitë pune në Këshillin e Shtetit të Greqisë, 13 - 15 prill 2022

Me ftesë të Këshillit Kushtetues të Greqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja Vitore Tusha, dhe i përbërë nga gjyqtarët Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja, zhvilloi në datat 13 – 15 prill 2022 një vizitë pune pranë këtij këshilli.
Gjatë vizitës, fillimisht delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u prit në një takim zyrtar nga Kryetari i Këshillit të Shtetit të Greqisë, zoti Dimitrios Skaltsounis. Në takim, Kryetari Skaltsounis pasi uroi mirëseardhjen, i njohu gjyqtarët kushtetues shqiptarë me organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Shtetit të Greqisë.
Nga ana e saj, Kryetarja Tusha e falënderoi Kryetari Skaltsounis për ftesën dhe organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, i cili do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Vizita pasoi me zhvillimin e sesioneve të punës gjatë të cilave pati referime nga gjyqtarët e të dyja gjykatave, si dhe u shkëmbyen pikëpamje dhe përvoja mbi çështjet më kryesore të drejtësisë kushtetuese. Diskutimet u fokusuan kryesisht mbi tema që lidhen me: 1. “Qëndrueshmërinë dhe konsolidimin e jurisprudencës kushtetuese – kriteret dhe rrethanat që diktojnë ndryshimet e jurisprudencës”; 2. “Kontrollin gjyqësor të kushtetutshmërisë së ligjeve”.

dsc_2853    dsc_2887

 

                                       dsc_2834

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.