Nga data 10-13 nëntor 2010 në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u zhvillua një vizitë studimore midis drejtorëve dhe këshilltarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtuese të Kosovës. Gjatë takimit u diskutua për tema me interes të përbashkët si dhe rreth bashkëpunimit të mëtejshëm midis këtyre dy institucioneve.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni kosovar u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja.