“Samiti i Kosovës për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut 2015”, Prishtinë, Kosovë, 15-16 qershor, 2015
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, prof. dr. Fejzullah Hasani, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, mori pjesë në Samitin e Kosovës për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut 2015. Ky samit u organizua nga Gjykata Supreme e Kosovës në bashkëpunim me Institutin për Demokraci Kulturore, Berlin (ICD).
Samiti mblodhi së bashku përfaqësues të lartë të institucioneve të qeverisjes së Kosovës, ligjvënës, anëtarë të gjyqësorit dhe përfaqësues nga gjykatat e rajonit. Në tre sesionet e këtij samiti u trajtuan dhe u diskutua rreth temave të mëposhtme:
-
Gjyqtarët si gardianë të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
-
E drejta ndërkombëtare, interpretimi dhe zbatimi nga ana e autoriteteve vendore.
-
Të drejtat e njeriut, sfidat dhe mundësitë në promovimin e dialogut dhe paqes në mes të komuniteteve.
Në ditën e dytë të punimeve Samitin e ka përshëndetur me fjalë rasti edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja.