| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT NENTOR 2023

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Genis Mëhillaj Nr. 3 (G) Regjistri Themeltar, datë 13.04.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2021-2166, datë 22.11.2021 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, vendimit nr. 956, datë 17.11.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit nr. 2037, datë 27.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. 30 Nëntor, 2023 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2021-2166, datë 22.12.2021, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
2. Durim Grabova Nr. 2 (D) Regjistri Themeltar, datë 18.04.2023 Konstatimi i shkeljes së të drejtës për një proces të rregullt si pasojë e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë nr. 232, datë 01.02.2021 (që ishte njëkohësisht dhe titull ekzekutiv) nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës së Shqipërisë si dhe të nenit 6/1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. 2. Konstatimi i të drejtës për të mos u diskriminuar, në vlerësimin tim si pasojë e statusit që unë kam si ish i përndjekur politik nga regjimi komunist, në mbështetje kjo të nenit 18/2 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 14 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe të nenit 1 të Protokollit të 12 të Konventës “Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit". 30 Nëntor, 2023 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës për proces të rregullt ligjor në aspektin e të drejtës për ekzekutimin e vendimit të gjykatës brenda afatit të arsyeshëm.
3. Maringlen Gjuraj Nr. 5 (M) 2023 Regjistrit Themeltar, datë 23.03.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës i vendimit nr. 00-2022-1526, datë 24.11.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i vendimit nr.113, datë 15.02.2017 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i vendimit nr. 786 (3941), datë 28.06.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe/ose kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër me trupë tjetër gjykues. 20 Nëntor, 2023 1.Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-1526, datë 24.11.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
4. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Civil Rights Defenders, Këshilli Shqiptar i Medias, Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT, Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri - Ballkan Nr. 3 (K) 2023 Regjistrit Themeltar, datë 10.02.2023 Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane Për të Drejtat e Njeriut të pikës 2 të nenit 5, sa i përket delegimit të dhënë KM; nenit 8 “Detyrim për regjistrim”; të fjalëve “ose me emra që janë në kundërshtim me rendin ose dispozitave urdhëruese të ligjit” në nenin 9, të pikës 1; shkronjës “a”, në pikën 3 të nenit 17; të shkronjës “c”, në pikën 2 të nenit 20; të neneve 26, 28 pika 6 dhe 32 që lidhen me pozitën e kancelarit; dhe të fjalëve “kancelari/ose kancelari” në nenet përkatëse ku përcaktohen, pikat 1-2 të nenit 36; pikat 2-6 të nenit 49; pika 5 e nenit 50, të ligjit nr. 80/2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse. 20 Nëntor, 2023 1.Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e shprehjes “ për regjistrim fillestar” në nenin 8; e shprehjes “ kancelari i” në nenin 26; e shprehjes “ ose nga kancelari” në pikën 6 të nenit 28; e shprehjes “ ose kancelari” në pikën 1 të nenit 29 dhe
5. Majlinda Rexha Nr.9 (M) 2023 Regjistrit Themeltar, datë 06.04.2023 Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe gjykimin e çështjes me procedurë të përshpejtuar. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 13, datë 06.06.2022 të Gjykatës së Lartë. 20 Nëntor, 2023 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 13, datë 06.06.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Konstatimin e shkeljes të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm.
6. Agim Elezi Nr.22 (A) i Regjistrit Themeltar, datë 07.04.2023 Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2022-3489, datë 23.11.2022 të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Lartë. 2. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 59/10-2014-1954, datë 27.05.2014 të Gjykatës së Apelit Durrës. 3. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 221, datë 13.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. 20 Nëntor, 2023 1.Rrëzimin e kërkesës.
7. Kujtim Hoxha Nr.7 (E) 2023 Regjistrit Themeltar, datë 30.03.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut të vendimit nr.00-2022-4492 (413), datë 01.12.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 14 Nëntor, 2023 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-4492 (413), datë 01.12.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
8. Mimoza Bruzia Nr.6 (M) i Regjistrit Themeltar, datë 28.03.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 1730, datë 20.05.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 1522, datë 24.11.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2022-1513, datë 20.11.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi). 13 Nëntor, 2023 Rrëzimin e kërkesës.
9. Arti Elezaj Nr. 17 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 08.03.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2022-2857 (455), datë 09.11.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 09 Nëntor, 2023 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-2857 (455), datë 09.11.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë.
10. Sajmir Brahimi Nr. 4 (S) 2023 Regjistri Themeltar, datë 02.03.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2022-1809 i vendimit (349), datë 21.12.2022 të Gjykatës së Lartë, si dhe vendimit nr. 20-2017-10/7, datë 10.01.2017 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër. 09 Nëntor, 2023 1.Pranimin e kërkesës pjesërisht. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-1809 (349), datë 21.12.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, vetëm për kërkuesin Sajmir Brahimi. 3.Dërgimin e çë
11. Esat Çoji Nr.4 (E) 2023 Regjistrit Themeltar, datë 23.02.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 2649, datë 03.11.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 07 Nëntor, 2023 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-2649, datë 03.11.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
12. Aleksandër Rrozhani Nr.14 (A) i Regjistrit Themeltar, datë 27.02.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2022-4482 (385), datë 15.11.2022 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 07 Nëntor, 2023 Rrëzimin e kërkesës.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.