| Bookmark and Share

Njoftim për fillimin e procedurës së ngritjes në detyrë për pozicionin "Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore-kategoria II-B"

NJOFTIM

Ju bëjmë me dije se konkurrimi për pozicionin Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore-kategoria II-B” nuk u plotësua nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.

Për sa më lart, Njësia përgjegjëse njofton se do të kalojë në procedurën e ngritjes në detyrë dhe do të jenë të vlefshme për konkurrimin kërkesat e paraqitura për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil. Në rast se vendi do të mbetet vakant edhe pas kësaj procedure do të plotësohet sipas pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, duke pranuar edhe kandidatët e tjerë që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lirë të punës.

Afati për dorëzimin e dokumentave për procedurën e pranimit me ngritje në detyrë fillon më datën 17.01.2020 dhe përfundon më datën 03.02.2020.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,

DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE

Datë, 29.01.2020.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.