| Bookmark and Share


Neni 1 (Mbrojtja e pronës)

Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë e tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cenojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.

Rastet ku janë konstatuar shkelje

1. Kasmi kundër Shqipërisë, vendim i datës 23 qershor 2020
• Pamundësia e kërkuesit të rimerrte në zotërim pronën e zënë nga qiramarrësit, për më shumë se 13 vjet, në kuadër të mbrojtjes së strehimit të qiramarrësve të prekur nga kthimi i pronave të shpronësuara ose të shtetëzuara tek ish-pronarët
• Janë marrë në konsideratë rrethanat sociale dhe ekonomike në kohën respektive
• Skema synohej të ishte për një kohëzgjatje të kufizuar, me përgjegjësinë e Shtetit për të siguruar zgjidhje alternative për strehim për qiramarrësit e prekur
• Marrëveshjet e qiramarrjes parashikuar nga ligji – Marrëveshja e pakufizuar në kohë – Mungesa e mekanizmave të duhur në mbrojtje të së drejtës së kërkuesit për të zgjidhur marrëveshjet e qiramarrjes
• Vlerë e ulët e qirasë e përcaktuar nga ligji, duke mos lejuar indeksimin e saj ndaj inflacionit – Mungesa e masave konkrete të autoriteteve për të garantuar strehim alternativ për qiramarrësit – Periudhë e gjatë pasigurie
• Barra e një situate komplekse nga aspekti social mbi kërkuesin

2. Sharrxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 11 janarit 2018
• u pretendua shkelja e të drejtës për të gëzuar paqësisht pasurinë si dhe mungesa e një mjeti efikas në këtë aspekt;
• mohimi i vazhdueshëm i aksesit për një periudhë njëmujore;
• bazuar në arsyet e dhëna nga gjykatat e brendshme, Gjykata vëren se qeveria nuk parashtroi ndonjë justifikim ligjor çfarëdo qoftë për këtë ndërhyrje;
• Gjykata konstaton, ashtu siç ndodhi me nenin 8 të Konventës më sipër, se konfiskimi dhe rrethimi i Rezidencës Jon me shirit të verdhë të policisë, dhe ndalimi i aplikantve që të përdornin pronat e tyre për rreth një muaj, nuk ishin të ligjshme sipas ligjit të brendshëm, sepse autoritetet nuk e respektuan urdhrin e përkohshëm të lëshuar nga gjykatat e brendshme;
• ishte shkelur neni 1 i protokollit nr. 1 të Konventës.
• Një vonesë prej katër vitesh në shlyerjen e kompensimit për aplikantët, të cilët kanë humbur shtëpitë dhe pasuritë e tyre nuk mund të konsiderohet efikase për qëllime të një kompensimi efikas. Një vonesë e tillë tashmë përbën një shkelje të nenit 1 të protokollit nr. 1 të Konventës;
• është shkelur neni 13 së bashku me nenin 1 të protokollit nr. 1 të Konventës;
• Gjykata vendos se ndërhyrja konkrete ishte haptazi në shkelje të ligjit shqiptar dhe, për këtë arsye, ishte e paligjshme, nuk respektonte të drejtën e aplikantve për të gëzuar qetësisht pasuritë e tyre;
• është shkelur neni 1 i protokollit nr. 1 të Konventës, për sa i përket shpronësimit dhe shembjes së pasurive të aplikantve.
• është shkelur neni 1 i protokollit nr. 1 të Konventës në lidhje me konfiskimin e godinës;
• është shkelur neni 13 së bashku me nenin 1 të protokollit nr. 1 të Konventës, në lidhje me konfiskimin e godinës;
• është shkelur neni 13 së bashku me nenin 1 të protokollit nr. 1 të Konventës, në lidhje me shpronësimin dhe shembjen e godinës;
• është shkelur neni 1 i protokollit nr. 1 të Konventës, në lidhje me shpronësimin dhe shembjen e godinës;


3. Delvina kundër Shqipërisë, vendim i 21 majit 2013
• u vendos shpërblim i drejtë;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 dhe Nenin 13

4. Manushaqe Puto dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 31 korrikut 2012
• parime të përgjithshme;
• mungesa e fondeve nuk mund të justifikojë mosrespektimin e detyrimit për pagimin e një borxhi të vendosur sipas vendimit të gjykatës;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje, Nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje] dhe Nenin 46

5. Caush Driza kundër Shqipërisë, vendim i 15 marsit 2011
• pretendimi mund të konsiderohet pasuri në qoftë se është mjaftueshmërisht i përcaktuar si i zbatueshëm;
• pamundësia e ekzekutimit të vendimit gjyqësor konsiderohet ndërhyrje në të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje] dhe Nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

6. Delvina kundër Shqipërisë, vendim i 8 marsit 2011
• parimet e përgjithshme të nenit;
• pretendimi mund të konsiderohet pasuri në qoftë se është mjaftueshmërisht i përcaktuar si i zbatueshëm; pamundësia e ekzekutimit të vendimit gjyqësor konsiderohet ndërhyrje në të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje] dhe Nenin 46.

7. Eltari kundër Shqipërisë, vendim i 8 marsit 2011
• parimet e përgjithshme të nenit;
• pretendimi mund të konsiderohet pasuri në qoftë se është mjaftueshmërisht i përcaktuar si i zbatueshëm; pamundësia e ekzekutimit të vendimit konsiderohet ndërhyrje në të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë;
• u shqyrtuan pretendimet ne lidhje me nenin 6 [shkelje], nenin 13 i shqyrtuar ne lidhje me nenin 6 [shkelje] dhe nenin 46.

8. Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vendim i 20 korrikut 2010
• parimet e përgjithshme të nenit;
• pretendimi mund të konsiderohet pasuri në qoftë se është mjaftueshmërisht i përcaktuar si i zbatueshëm; pamundësia e ekzekutimit të vendimit konsiderohet ndërhyrje në të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë;
• u shqyrtuan pretendimet ne lidhje me nenin 6 [shkelje], nenin 13 i shqyrtuar ne lidhje me nenin 6 [shkelje] dhe nenin 46.

9. Mullai dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vendim i 23 marsit 2010
• “Pasuria"ka një kuptim autonom dhe nuk kufizohet në pronësinë e mallrave fizikë; duhet shqyrtuar rast pas rasti;
• në rastin e aseteve jo fizike Gjykata ka shqyrtuar, në veçanti, faktin nëse pozicioni ligjor në fjalë ka ngritur çështjen e interesave dhe të drejtave financiare dhe kështu ka vlerë ekonomike;
• lejet e ndërtimit përkufizohen si 'pasuri';

10. Bushati dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vendim i 8 dhjetorit 2009
• moszbatimi i vendimit i linte aplikantët në gjendje pasigurie; nuk mund të gëzonin plotësisht pasurinë e tyre;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

11. Vrioni dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vendim i 29 shtatorit 2009
• pretendimi mund të konsiderohet pasuri në qoftë se është mjaftueshmërisht i përcaktuar si i zbatueshëm; mungesa e fondeve nuk mund të justifikojë mosrespektimin e detyrimit nga ana e shtetit për pagimin e një borxhi përfundimtar dhe detyrues të vendosur sipas vendimit të gjykatës;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje] dhe Nenin 46.

12. Vrioni dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vendim i 24 marsit 2009
• Shfuqizimi i një vendimi të zbatueshëm, dëmtonte besimin e aplikantit se mund të mbështetej në një vendim detyrues dhe i privonte ata nga prona;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

13. Hamzaraj kundër Shqipërisë, vendim i 3 shkurtit 2009
• E drejta e kompensimit si një aset;
• proporcionaliteti;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje].

14. Nuri kundër Shqipërisë, vendim i 3 shkurtit 2009
• e drejta për kompensim;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje] dhe Nenin 46.

15. Marini kundër Shqipërisë, vendim i 7 korrikut 2008
• aksionet kanë vlerë ekonomike dhe kështu konsiderohen pasuri;
• detyrimet pozitive të shtetit;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje]

16. Ramadhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 13 nëntorit 2007
• Kuptimi i pasurisë;
• hapësirë të gjerë vlerësimi për të përcaktuar se çfarë është në interes të publikut, veçanërisht në rastet e kompensimit për shtetëzimet ose shpronësimet;
• 12 dhe 11 vjet kanë kaluar dhe aplikanti ende nuk ishte kompensuar;
• lënë në gjendje pasigurie në realizimin e të drejtave të tyre të pronësisë;
• për një periudhë të konsiderueshme kohore, autoritetet i penguan ata nga posedimi i parave dhe tokës së tyre;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje] dhe Nenin 46.

17. Beshiri kundër Shqipërisë, vendim i 22 gushtit 2006
• neni nuk garanton të drejtën për të përfituar prone;
• hapësira vlerësimi;
• nëse aplikantit kanë pasur pritshmëri legjitime për kthimin e pronës së tyre;
• detyrimet e shtetit para dhe pas ratifikimit të Konventës;
• ndalimi i pagesës së kompensimit çon në konstatimin e shkeljes; u shqyrtuan  pretendimet  në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.