| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Lista e Vendimeve

 1 deri 10 nga 437 terma  Faqe  prej 44  »Terma në faqe  
Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 48, pika 2, shprehja si dhe tarifën e mirëmbajtjes së Sistemit Qendror të Monitorimit On-line që duhet të paguajnë shoqëritë e licencuara dhe i nenit 70, pika 12, shprehja tarifa e mirëmbajtjes së tij që duhet të paguajnë shoqëritë e licencuara të ligjit nr.155, datë 21.12.2015 Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar. Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën i fjalisë së fundit të pikës 1 të dispozitave të përgjithshme dhe i pikave 2 dhe 3 të kreut VI të VKM-së nr.647, datë 14.09.2016 Për përcaktimin e mënyrës dhe kritereve të përzgjedhjes të operatorit që do të ndërtojë Sistemin Qendror të Monitorimit On-line (SQMO) si dhe autoritetin përgjegjës për zhvillimin e procedurave të përzgjedhjes. Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën i pikës 1 të VKM-së nr.331, datë 12.04.2017 Për miratimin e tarifës së mirëmbajtjes së sistemit qendror të monitorimit on-line (SQMO) që duhet të paguajnë shoqëritë e licencuara në lidhje me tarifat e mirëmbajtjes për kategorinë baste sportive.
Vendimi i Gjykatës Nr: 89 Data: 28.12.2017
Vendosi: Rrëzuar kërkesa
Vendimi i Plotë i Gjykatës: Nr: 89 Date: 28.12.2017
Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1033, datë 16.12.2015 Për miratimin e metodologjisë së përcaktimit të tarifave fikse të energjisë, që do tu paguhen prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet.
Vendimi i Gjykatës Nr: 85 Data: 26.12.2017
Vendosi: Pushim i gjykimit
Vendimi i Plotë i Gjykatës: Nr: 85 Date: 26.12.2017
Objekti: 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 7, pika 2, shkronjat a dhe c; nenit 59, pika 1, shprehja zëvendëskryetari; nenit 62, pika 8, shprehja 2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar dhe pika 13, shprehja 2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar; nenit 68, pika 6; nenit 76, pika 2; nenit 157, pika 1, shprehja zëvendëskryetari; nenit 160, pika 8, shprehja 2 anëtarë joprokurorë dhe pika 13, shprehja 2 anëtarë joprokurorë dhe 1 anëtar prokuror; nenit 166, pika 6; nenit 175, pika 2, të ligjit nr.115/2016 Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. 2. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 12, pika 2, shkronjat b dhe c; nenit 42, pika 3, shkronjat a, b, c, ç, dhe pikat 8 e 9 të tij; nenit 43; nenit 47, pika 2, shkronja a, shprehja ...nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar në fushën e drejtësisë kriminale... dhe shkronja b, shprehja ...nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar për çështjet penale..., pika 4, shprehja ...nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të përshtatshme për pozicionin e lirë..., dhe pika 5, shprehja nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të përshtatshme për pozicionin e lirë; nenit 53, pikat 11 dhe 12, të ligjit nr.96/2016 Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. 3. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 4, pika 2, shprehja ose në vlerësimin tërësor të procedurave; nenit 36, pika 3, shprehja ose për personat e dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar për qëllim të këtij ligji; nenit 37, shkronjat b, c dhe ç; nenit 38, pika 1, shprehja në informacione konfidenciale, si dhe informacione të tjera të disponueshme, pika 4, shkronja b, shprehja ose personi i lidhur me të, shkronja c, shprehja ose një person i lidhur me të dhe shkronja d, fjalia e dytë me përmbajtje Anëtarësia e dyshuar e personit në krimin e organizuar duhet të jetë e njohur, e publikuar ose të jetë një çështje e dokumentuar në regjistrat përkatës; nenit 39, pika 1, shprehja ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar; neni 49, pika 1, shkronja ç dhe pika 2; nenit 54; nenit 56, pika 1, shprehja jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji; nenit 61, pika 5, të ligjit nr.84/2016 Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Vendimi i Gjykatës Nr: 78 Data: 12.12.2017
Vendosi: Pranuar kërkesa
Vendimi i Plotë i Gjykatës: Nr: 78 Date: 12.12.2017
Objekti: Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si pasojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë.
Vendimi i Gjykatës Nr: 68 Data: 10.11.2017
Vendosi: Pranuar kërkesa
Vendimi i Plotë i Gjykatës: Nr: 68 Date: 10.11.2017
Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën i vendimeve nr.00-2016-26, datë 14.01.2016 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.199, datë 17.04.2014 të Gjykatës së Apelit Shkodër; nr.110 (51-2012-1276), datë 28.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Vendimi i Gjykatës Nr: 67 Data: 10.11.2017
Vendosi: Pranuar kërkesa
Vendimi i Plotë i Gjykatës: Nr: 67 Date: 10.11.2017
Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën i vendimeve nr.178 datë 25.01.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2015-2123, datë 29.06.2015 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.
Vendimi i Gjykatës Nr: 66 Data: 10.11.2017
Vendosi: Rrëzuar kërkesa
Vendimi i Plotë i Gjykatës: Nr: 66 Date: 10.11.2017
Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit unifikues nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Pezullimi i ekzekutimit të vendimit nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
Vendimi i Gjykatës Nr: 72 Data: 17.11.2017
Vendosi: Rrëzuar kërkesa
Vendimi i Plotë i Gjykatës: Nr: 72 Date: 17.11.2017
Objekti: Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si rrjedhojë e mosekzekutimit brenda një afati të arsyeshëm të vendimit gjyqësor të formës së prerë nr.727, datë 14.07.1999 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Vendimi i Gjykatës Nr: 69 Data: 13.11.2017
Vendosi: Pranuar kërkesa
Vendimi i Plotë i Gjykatës: Nr: 69 Date: 13.11.2017
Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr.1258, datë 20.05.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr.1328, datë 15.07.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr.00-2017-305, datë 07.04.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Vendimi i Gjykatës Nr: 65 Data: 16.10.2017
Vendosi: Pranuar kërkesa
Vendimi i Plotë i Gjykatës: Nr: 65 Date: 16.10.2017
Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr.669, datë 13.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, nr. 488, datë 07.07.2015 të Gjykatës së Apelit Vlorë, nr.00-2016-2158, datë 09.12.2016 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Vendimi i Gjykatës Nr: 64 Data: 16.10.2017
Vendosi: Pranuar kërkesa
Vendimi i Plotë i Gjykatës: Nr: 64 Date: 16.10.2017
 1 deri 10 nga 437 terma  Faqe  prej 44  »Terma në faqe  

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.