| Bookmark and Share

Seancat gjyqësore Maj 2024

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Gjyste Nikolli, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Luçe Basha, Françesk Basha dhe Pjerin Basha “Shpalljen antikushtetues të vendimit nr. 00-2022-1071 (236), datë 10.06.2022 të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Kthimin e çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë me tjetër trupë gjykuese.”. 30 Maj, 2024 10:00
2. Jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, seancë plenare publike Kuvendi i Shqipërisë “Shfuqizimi i ligjit nr.106/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”. Pezullimi i ligjit nr.106/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.”. 27 Maj, 2024 10:00
3. 45 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se 1/5 e deputetëve , seancë plenare mbi bazë dokumentesh Kuvendin e Shqipërisë “Shfuqizimi i vendimit nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. 2. Pezullimin e vendimit nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar”. 30 Maj, 2024 10:00
4. Lumturi Varfi , seancë plenare mbi bazë dokumentesh Prokuroria e Përgjithshme “Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-1038 (123) të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 206, datë 29.03.2018 i Gjykatës së Apelit Vlorë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës e Shqipërisë. Interpretimin e nenit 66 të Kodit Penal në raport me nenin 3 të Kodit Penal dhe me praktikën unifikuese të Gjykatës së Lartë dhe GJEDNJ-së në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e sigurisë juridike për rastin konkret”. 29 Maj, 2024 12:00
5. Shoqëria “Ferlut” sh.a, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Shoqëria “A.L.P.I.N” Sh.A., Drejtoria e Drejtimit Publik pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana, Avokatura e Shtetit, Raiffeisen Bank Sh.A., Shoqëria “Fiduciaria Marche” s.r.l, Shoqëria “Gpl “Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-882 (117), datë 08.03.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me traktatet ndërkombëtare në fuqi. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë”. 29 Maj, 2024 10:00
6. Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve te Pijeve Alkoolike Vendase, seancë plenare publike Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave “Shfuqizimi i pjesshëm i ligjit nr. 81/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, për “Kategoria B000, kodi NK 22 03, produkti “Birra nga malto me shkallë alkoolometrike ndaj volumit më të madh se 0.5%”, në tabelën II” dhe ligjit nr. 94/2023 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” për “Kategoria B000, kodi NK 22 03, produkti “Birra nga malto me shkallë alkoolometrike ndaj volumit më të madh se 0.5%”, në tabelën II”, si të papajtueshëm me nenet 11, 41 dhe 17 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me nenin 70 të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Direktivën nr. 92/83/EEC dhe Direktivën nr. 92/84/EEC. Pezullimi i ekzekutimit të ligjeve nr. 81/2022 dhe 94/2023 deri në kohën kur vendimi fillon efektet.”. 16 Maj, 2024 10:00
7. Lefter Koka, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Shfuqizimin e vendimit Nr. 00-2023-335 datë 23.2.2023 i të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. 3. Shfuqizimin e vendimit Nr. 00-2023-313 datë 23.2.2023 i të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 4. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.”. 14 Maj, 2024 12:00
8. Laert Kola , seancë plenare mbi bazë dokumentesh Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Përmbarimore Private “TDR Group” sh.p.k. “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 101, datë 20.06.2023 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë. 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës për ekzekutimin e vendimit gjyqësor nr. 591, datë 07.12.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë brenda një afati të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave të ekzekutimit të vendimit për regjistrimin e pronës sipas vendimit nr. 132, datë 14.02.1996 të ish Komisionit të Konstatimit Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier për aplikimin e bërë në datën 01.04.2015 në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier. 3. Cenimin e së drejtës së pronësisë në kundërshtim me nenin 41 të Kushtetutës së Shqipërisë nga DVASHK Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës , Bashkia Fier, Avokatura e Shtetit.”. 14 Maj, 2024 10:00
9. Adem Rrenga, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Ministria e Brendshme, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe Avokatura e Shtetit “Shfuqizimi i vendimit nr.267, datë 13.07.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën.”. 07 Maj, 2024 12:00
10. Bardhoke Picaku, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Shërbimi Social Shtetëror KMCAP EPROR P/T dhe Neurologji “Shfuqizimi i vendimit nr. 2304, datë 06.06.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes administrative nr. 31155-00075-86-2022, datë 19.01.2022 pranë Gjykatës Administrative të Apelit. 3. Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit që të gjykojë çështjen brenda një afati kohor të caktuar, sa më të afërt.”. 07 Maj, 2024 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.