| Bookmark and Share

Seancat gjyqësore Qershor 2024

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Shoqata “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” (IKM), Shoqata “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” (IEKA), Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, seancë plenare publike Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave. “Shfuqizimi i pjesshëm i nenit 3, pika 5, nenit 12, pika 1, shkronja “ç”, nenit 24, pika 2 dhe nenit 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.03.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, për sa i përket profesionit të kontabilistit/ekspertit kontabël/audituesit ligjor, dhe profesionit të avokatit si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i nenit 4, pika 1 dhe i tabelës analitike nr. 2, të VKM-së nr. 753, datë 20.12.2023, që i referohet nënndarja 69, për profesionin të kontabilistit/ekspertit kontabël/audituesit ligjor dhe profesionit të avokatit, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të nenit 3, pika 5, nenit 12, pika 1, shkronja “ç”, nenit 24, pika 2 dhe nenit 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.03.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, si dhe nenit 4, pika 1 dhe i tabelës analitike nr. 2, nënndarja 69, të VKM-së nr. 753, datë 20.12.2023, për pjesën që i referohet profesionit të kontabilistit/ekspertit kontabël/audituesit ligjor, dhe profesionit të avokatit derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.”. 18 Qershor, 2024 10:00
2. Lulzim Jajaga, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Qemal Brahja, Skënder Brahja dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës. “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.00-2023-3164, datë 26.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; nr. 1392, datë 04.06.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Lënien në fuqi të vendimit nr. 3817, datë 24.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”. 20 Qershor, 2024 13:00
3. Shaban Kapllanaj, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Prokuroria e Përgjithshme “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-1151, datë 03.07.2023 të Gjykatës së Lartë, i vendimit nr. 1195, datë 15.12.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimit nr. 183, datë 01.02.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë.”. 20 Qershor, 2024 11:30
4. Anastas Risto, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Mehmet Lamko dhe Igli Maçi “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropianë për të Drejtat e Njeriut të vendimit nr. 00-2023-2152, vendimi (281) të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.”. 20 Qershor, 2024 10:00
5. Françesk Vala, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Prokuroria e Përgjithshme “Kërkohet deklarimi antikushtetues i vendimit nr. 150, datë 11.05.2023 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për pjesën respektive që i përket të gjykuarit Françesk Kole Vala, pasi janë lejuar shkelje të rënda të dispozitave kryesore të Konventës Europiane “Për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut”, Kushtetutës së RSH, Kodit të Procedurës Penale si dhe dispozitave të tjera që lidhen me gjykimin dhe mënyrën e dhënies së vendimit. 2. Prishjen e vendimit nr. 150, datë 11.05.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për pjesën respektive që i përket të gjykuarit Françesk Kole Vata, për shqyrtim pranë asaj gjykate.”. 11 Qershor, 2024 13:00
6. Arlinda Mulgeci, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Ministria e Financave : “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 279, datë 12.09.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi). 2. Dërgimin e çështjes për shqyrtim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.”. 11 Qershor, 2024 11:30
7. Laert Kola, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Ministria a Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-5019, datë 04.10.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedurave dhe shpërblimin e dëmit. Kohëzgjatjen e paarsyeshme në procedurat e gjykimit të çështjes nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, cenimin e së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor nga kjo gjykatë. 3. Konstatimin e mungesës së një mjeti efektiv për përshpejtimin e gjykimit dhe shpërblimit të dëmit në zbatim të vendimit nr.3, datë 17.02.2022 të Gjykatës Kushtetuese.”. 11 Qershor, 2024 10:00
8. Bardhyl Ibra, seancë plenare mbi bazë dokumentesh : Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë Objekti “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-3346, datë 26.07.2023 të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një process të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda afatit të arsyeshëm të parashikuar në pikën 1 të nenit 399/7 e 399/6, pika 1 të KPC të ankimit të ushtruar nga të paditurit Avokatura e Shtetit e Ministria e Financës dhe Ekonomisë kundër vendimit nr. (11-2019-4385) 1190, datë 25.07.2019, të ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të shkallës së Parë Durrës, sot Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e regjistruar në ish Gjykatën e Apelit Durrës, nr. 21234-01281-10-2019, date 12.09.2019 dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes sa më pare të jetë e mundur nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”. 04 Qershor, 2024 12:00
9. : Eleonora Poga, Gjergji Shalësi, Petrika Shalësi, Sofiana Shakaj, Rozi Beqiri, Zaira Poga, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë dhe Bashkia Tiranë. “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNJ) të vendimit nr. 00-2023-2461, datë 08.06.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, vendimit nr. 2985, datë 30.09.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, si dhe vendimit nr. 8583, datë 22.07.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 342, datë 26.05.2005 “Për miratimin e listës së inventarit dhe transferimin e pronave të klubit të futbollit “Tirana” në pronësi të Bashkisë Tiranë” në pjesën ku disponohet për pasurinë truall me sipërfaqe 348 m² të regjistruar në regjistrin hipotekor me nr. 6580, datë 23.09.1996 në pronësi të Stefan Poga, Evanthi Poga me nga 3/9 pjesë dhe Elsa Poga, Sofiana Poga, Rozi Poga me nga 1/9 pjesë që kufizohet lindja parcelë 443, perëndimi parcelë 439 e pjesërisht rruga “Muhamet Gjollesha”, Veriu rrugë në Projekt, jugu parcela 440.”. 04 Qershor, 2024 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.