Seminar mbi të drejtën administrative, i organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar, 19-21 mars 2013
Në vijim të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), në datat 19-21 mars 2013 u organizua një seminar i përbashkët me temë mbi të drejtën administrative, me lektor Prof. Dr.Jan Bergmann, gjyqtar kryesues në Gjykatën Administrative të Shtutgartit, dhe me pjesëmarrjen e këshilltarëve ligjorë dhe stafit administrativ të gjykatës.
Në seminar u trajtuan disa çështje si skema e kontrollit të padisë administrative, konceptet e papërcaktuara juridike dhe diskrecioni, e drejta procedurale administrative në fuqi në Bashkimin Evropian etj, si dhe u diskutuan me pjesëmarrësit kazuse ushtrimore të paraqitura nga lektori.
Prof. Dr.Jan Bergmann zhvilloi dhe një takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, gjatë të cilit u shkëmbyen opinione si dhe u vlerësua bashkëpunimi me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar.