| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Seminare dhe veprimtari të tjera për vitin 2020

09.07.2020
Në përmbushje të detyrimit ligjor për hartimin e Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe duke respektuar rregullat për kufizimin dhe distancimin fizik si pasojë e gjendjes së krijuar nga Covid -19, në datat 8-9 korrik 2020, në qytetin e Durrësit, u zhvillua aktiviteti i radhës për këtë qëllim me temë: “Tryeza e parë e punës për hartimin e strategjisë dhe planit të saj të veprimit”.
24.02.2020
Në kuadër të hartimit të Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe në vijimësi të disa takimeve dhe tryezave të përbashkëta të organizuara më parë për këtë qëllim me përfaqësues të Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, në datën 20 shkurt 2020, u zhvillua në qytetin e Korçës aktiviteti ndërkombëtar me temë "Hapat konkretë për hartimin e Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese për periudhën 2020-2023".

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.