| Bookmark and Share

Seminare dhe veprimtari të tjera për vitin 2015

Rezultate 1 - 4 / 4
05.01.2016
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me fondacionin “Hanns Seidel”, në datën 22.12.2015 organizoi promovimin e botimit të vendimeve të saj me objekt garantimin e së drejtës së pronës 1993-2015.
15.10.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman “Për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar IRZ”, organizoi seminarin me temë “Marrëdhëniet me median, e Drejta Procedurale Kushtetuese dhe mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Evropë,” me pjesëmarrjen e këshilltarëve ligjorë dhe stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese.
05.06.2015
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Hans Seidel, në datën 1 qershor 2015 zhvilloi një tryezë të përbashkët me Gjykatën e Lartë me temë “Veçoritë e juridiksionit administrativ dhe kushtetues”.
11.05.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin “Hans Seidel” zhvilloi një tryezë të përbashkët me stafin administrativ (Sekretarë të Përgjithshëm, drejtorë, këshilltarë ligjorë dhe specialistë) të Gjykatave Kushtetuese të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës me temë: “Veçoritë e procesit vendimmarrës para Gjykatës Kushtetuese”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Resort “Rafaelo” në Shëngjin, Lezhë, nga data 6 deri në 8 Maj 2015.
Rezultate 1 - 4 / 4

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.