| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Seminar me temë “Sistemi i përbashkët europian i azilit (GEAS)”, 21-22 prill 2016

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman “Për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar, IRZ”, organizoi seminarin me temë “Sistemi i përbashkët europian i azilit (GEAS)”.

Në seminar morën pjesë këshilltarët ligjorë dhe stafi administrativ i Gjykatës Kushtetuese. Lektor i seminarit ishte Prof. Dr. Jan Bergmann, kryetar i Senatit pranë Gjykatës Administrative të landit Baden-Würtemberg, Gjermani dhe profesor i së drejtës europiane.
 
Hapjen e punimeve të seminarit e përshëndeti Dr. Rainer Deville, Shef i Misionit Euralius në Shqipëri, znj Anke Holstein, Zëvendësambasadore e Republikës Federale Gjermane në Shqipëri, dhe znj. Elke Wendland, menaxhere projekti pranë IRZ, kurse nga pala shqiptare, Shefi i Kabinetit, zoti Aleksandër Toma.
 
Në ditën e parë të seminarit u trajtua sistemi europian i mbrojtjes së refugjatëve, sistemi i përbashkët europian i azilit dhe zbatimi i këtij sistemi nga vendet e BE-së, shembull konkret Gjermania.

Gjatë ditës së dytë të seminarit u trajtuan  masat konkrete që po merr Komisioni Europian për përmirësimin e regjimit të Dublinit.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.