| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Si ti drejtohemi Gjykatës

Hapi i parë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, është paraqitja e kërkesës me shkrim. Çdo subjekt mund ta realizojë këtë veprim duke respektuar elementet formale të saj, sipas parashikimeve të nenit 27 si dhe nenet 71 e 71/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ndryshuar me ligjin nr.99, datë 06.10.2016 .

Kërkesa depozitohet në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit të kësaj Gjykate. Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten aktet përkatëse sipas parashikimeve të Nenit 29 të Ligjit “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”. Kërkesa mund të dërgohet edhe me postë në adresën e Gjykatës Kushtetuese: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.26, Tiranë.
Për çdo informacion tjetër mund t’i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese me e-mail, ose me postë në adresën e Gjykatës Kushtetuese, si dhe mund të telefononi në numrat e vëna në dispozicion nga kjo Gjykatë.

Gjykata ushtron veprimtarinë se saj çdo ditë nga ora 8.00 - 16.00. Dita e shtunë dhe e diel janë pushim.
 
( Kalendari i festave zyrtare )

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.