| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

TË DHËNAT PERSONALE

A duhet kërkuesi të paraqesë të dhënat personale dhe a bëhen ato publike?

Kërkuesi dhe çdo palë pjesëmarrëse në gjykim është e detyruar të paraqesë identitetin dhe të dhënat personale. 
Si rregull, procesi në Gjykatë është publik dhe po ashtu edhe dokumentet dhe informacionet e përfshira në të.
Megjithatë, për arsye të veçanta mund të kërkoni që identiteti juaj të mos zbulohet publikisht me anë të një kërkese me shkrim drejtuar Gjykatës, që përmban shkaqet ku bazohet ajo. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Gjykata duke pasur parasysh edhe fazën ku ndodhet kërkesa, shkaqet për të cilat kërkohet, nëse tashmë të dhënat janë bërë publike dhe deri në çfarë mase, si dhe përshtatshmërinë e saj.

Kush njihet me të dhënat personale të kërkuesit?

Në çdo rast, identiteti dhe të dhënat e kërkuesit u vihen në dijeni palëve pjesëmarrëse në gjykim.
Po ashtu, këto të dhëna, për sa kohë dhe në masën që bëhen pjesë e vendimit gjyqësor, janë të aksesueshme edhe nga personat të tretë që nuk kanë qenë pjesë në gjykim.

Për sa kohë i ruan Gjykata Kushtetuese të dhënat personale?

Gjykata Kushtetuese ruan në arkivin e saj, pa afat, të gjitha dosjet gjyqësore ku përfshihen dokumentet e paraqitura nga kërkuesit dhe palët në gjykim.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.