| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Tryezë e përbashkët mes Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 1-4 maj 2016

Në datat 1-4 maj 2016, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës zhvilloi një tryezë të përbashkët në qytetin e Sarandës, me mbështetjen e fondacionit “Hans Seidel”, me temë “Risitë e projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” në kuadër të reformës në drejtësi”.

Pas fjalimeve përshëndetëse të të dy sekretarëve të Përgjithshëm, z. Kujtim Osmani dhe z. Milot Vokshi, në këtë aktivitet u prezantua projektligji i ri, i cili u shoqërua me diskutime të shumta. Përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës prezantuan mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të kësaj gjykate, si dhe avantazhet dhe disavantazhet e ligjit në çështjet që kërkojnë një rregullim të detajuar, të konstatuar gjatë praktikës së punës së saj.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.