| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT KORRIK 2024

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Shoqëria ndërtuese “METEO” sh.p.k., Shoqëria ndërtuese “NG STRUCTURES” sh.p.k Nr.5 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 14.02.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut i nenit 19 të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social” 08 Korrik, 2024 1. Pushimi i gjykimit të çështjes për shkak të heqjes dorë nga kërkesa.
2. Jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë Nr.2 (Nj) 2024 Regjistri Themeltar, datë 01.03.2024 Shfuqizimi i ligjit nr.106/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit””. Pezullimi i ligjit nr.106/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “ Për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit”. 09 Korrik, 2024 1.Pranimin e pjesshëm të kërkesës; 2.Konstatimin si të papajtueshëm me kushtetutën të neneve; Nenit 4 për shkak të boshllëkut ligjor në lidhje me “formulimin alternative” të objektit të hetimit. Nenit 7, për shkak të boshllëkut ligjor lidhur me vend
3. Jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë Nr.4 (Nj) 2024 Regjistri Themeltar, datë 24.04.2024 1. Kundërshtimi i vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mosdërgimin e Mocionit në Gjykatën Kushtetuese" dhe deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të këtij vendimi. 2. Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve, duke përcaktuar mënyrën kushtetuese konkrete sesi zgjidhet ky konflikt dhe sesi ushtrohet e drejta kushtetuese e pakicës parlamentare (një të dhjetës së deputetëve) për të mos u penguar mocioni i tyre nga Kuvendi në kushtet e mosverifikimit të pengesave formale, në kushtet ku mazhoranca me votim ka vendosur moszbatimin e vendimit nr. 1/2023 të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo mund të ripërsëritet në të ardhmen. 3. Interpretimin përfundimtar të neneve 70, pika 1 dhe 4; 73, pika 1; dhe 132, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. 4. Shqyrtimin me përparësi të kësaj çështje, për shkak se paraqet një interes të lartë publik. 10 Korrik, 2024 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10-ta e deputetëve. 3. Shfuqizimin e vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024
4. Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase Nr. 27 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 05.10.2023 Shfuqizimi i pjesshëm i ligjit nr. 81/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, për “Kategoria B000, kodi NK 22 03, produkti “Birra nga malto me shkallë alkoolometrike ndaj volumit më të madh se 0.5%”, në tabelën II” dhe ligjit nr. 94/2023 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” për “Kategoria B000, kodi NK 22 03, produkti “Birra nga malto me shkallë alkoolometrike ndaj volumit më të madh se 0.5%”, në tabelën II”, si të papajtueshëm me nenet 11, 41 dhe 17 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me nenin 70 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Direktivën nr. 92/83/EEC dhe Direktivën nr. 92/84/EEC. Pezullimi i ekzekutimit të ligjit deri në kohën kur vendimi fillon efektet. 16 Korrik, 2024 Rrëzimin e kërkesës.
5. Shoqëria “R&B” sh.p.k. 18 (SH) 2024 Regjistri Themeltar, datë 29.05.2024 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-5497, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Lartë, vendimit nr. 2437, datë 01.12.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 9781, datë 13.10.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe si rezultat i mungesës së një procesi të rregullt ligjor. 19 Korrik, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
6. Abdyl Hyseni 21 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 05.06.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-533, datë 18.01.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe i vendimit nr. 86-2016-830(3686), datë 25.11.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit 19 Korrik, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
7. Shoqëria “Siontis” s.a., Shoqëria “Design and Construction Siontis” s.a., Christos Siontis. 16 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 16.05.2024 Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-17(4), datë 11.01.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe të vendimit nr. 49, datë 15.11.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Dërgimin për rishqyrtim të çështjes në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm 19 Korrik, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
8. Shoqëria “Siontis” s.a., Shoqëria “Design and Construction Siontis” s.a., Christos Siontis. 16 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 16.05.2024 Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-17(4), datë 11.01.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe të vendimit nr. 49, datë 15.11.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Dërgimin për rishqyrtim të çështjes në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm 19 Korrik, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
9. Shoqëria Tregtare “Flevi” sh.p.k. 20 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 04.06.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2023-418 (69), datë 16.02.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr.7382, datë 15.12.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. 19 Korrik, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.