Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Nr. | Kërkues | Nr/date regjistri themeltar |
Objekti | Data e vendimmarrjes |
Dispozitivi |
1. | Lumturi Varfi | Nr.19 (L) 2023 Regjistri Themeltar, datë 09.11.2023 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-1038 (123) të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 206, datë 29.03.2018 i Gjykatës së Apelit Vlorë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës e Shqipërisë. Interpretimin e nenit 66 të Kodit Penal në raport me nenin 3 të Kodit Penal dhe me praktikën unifikuese të Gjykatës së Lartë dhe GJEDNJ-së në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e sigurisë juridike për rastin konkret. | 29 Maj, 2024 | 1.Pranimi pjesërisht i kërkesës. 2.Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të jetës për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për kryerjen e hetimeve të plota dhe efektive. |
2. | Shoqëria “Ferlut” sh.a | Nr.25 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 25.09.2023 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-882 (117), datë 08.03.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me traktatet ndërkombëtare në fuqi. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë | 29 Maj, 2024 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-882 (117), datë 08.03.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
3. | Lefter Koka | Nr.15 (L) 2023 Regjistri Themeltar, datë 17.10.2023 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-335, datë 23.02.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-313, datë 23.02.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë | 14 Maj, 2024 | Rrëzimin e kërkesës. |
4. | Laert Kola | Nr.14 (L) 2023 Regjistri Themeltar, datë 13.10.2023 | Shfuqizimi i vendimit nr. 101, datë 20.06.2023 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i cenimit të së drejtës për ekzekutimin e vendimit gjyqësor nr. 591, datë 07.12.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë brenda një afati të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave të ekzekutimit të vendimit për regjistrimin e pronës sipas vendimit nr. 132, datë 14.02.1996 të ish Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier për aplikimin e bërë në datën 01.04.2015 në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier. Cenimi i së drejtës së pronësisë në kundërshtim me nenin 41 të Kushtetutës së Shqipërisë nga DVASHK Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Bashkia Fier, Avokatura e Shtetit. | 14 Maj, 2024 | 1.Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 101, datë 20.06.2023 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë. 3.Konstatimin e cenimit të së drejtës së kërkuesit Laert Kola për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 59 |
5. | Adem Rrenga | Nr.53 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 07.11.2023 | Shfuqizimi i vendimit nr.267, datë 13.07.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën | 07 Maj, 2024 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
6. | Bardhoke Picaku | Nr.13 (B) 2023 Regjistri Themeltar, datë 03.11.2023 | Shfuqizimi i vendimit nr. 2304, datë 06.06.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes administrative nr. 31155-00075-86-2022, datë 19.01.2022 pranë Gjykatës Administrative të Apelit. 3. Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit që të gjykojë çështjen brenda një afati kohor të caktuar, sa më të afërt | 07 Maj, 2024 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-2304, datë 06.06.2023, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3. Konstatimin e cenimit të afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes administrative nr. 31155-00075-86-2022, me dat |