Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Nr. | Kërkues | Nr/date regjistri themeltar |
Objekti | Data e vendimmarrjes |
Dispozitivi |
1. | Viktor Ymeraj | Nr. 3 (V) Regjistri Themeltar, datë 12.06.2023 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 45, datë 08.02.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Aplikimin e nenit 51 të Kodit Penal duke përgjysmuar dënimin e caktuar ndaj të pandehurit Viktor Ymeraj me vendimin nr. 319, datë 25.10.2001 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. | 07 Mars, 2024 | Rrëzimi i kërkesës. |
2. | Besnik Canaj | Nr. 6 (B) Regjistri Themeltar, datë 21.06.2023 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2022-1893 (300), datë 13.09.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. | 07 Mars, 2024 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-1893, datë 13.09.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3.Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
3. | Gëzim Boçari | Nr. 6 (G) Regjistri Themeltar, datë 06.11.2023 | Korrigjimi i vendimit nr.46, datë 03.10.2023 të Gjykatës Kushtetuese të gabimit të shtypit të emrit për subjektin e shpronësuar E.D., pika 40 e vendimit dhe shkrimin e plotë të emrave të subjekteve kërkues në pikën 1 të vendimit | 08 Mars, 2024 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Saktësimin e paragrafit 40 të vendimit nr. 46, datë 03.10.2023 të Gjykatës Kushtetuese. 3. Një kopje e këtij vendimi i bashkohet vendimit përfundimtar nr. 46, datë 03.10.2023 të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim është përfund |
4. | Elisabeta Cara | Nr. 14 (E) Regjistri Themeltar, datë 30.06.2023 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2022-3578, datë 07.12.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 12 Mars, 2024 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-3578, datë 07.12.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-3578, |
5. | Mimoza Margjeka | Nr. 13 (M) 2023 i Regjistrit Themeltar, datë 06.05.023 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 457, datë 27.10.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendimit nr. 171, datë 09.11.2022 të Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe vendimit nr. 00-2023-8, datë 12.01.2023 të Gjykatës së Lartë. | 13 Mars, 2024 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-8, datë 12.01.2023 të Gjykatës së Lartë. 3. Dërgimin për shqyrtim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. |
6. | Shoqëria “Kosturr Kromi” shpk | 24 (Sh) Regjistri Themeltar, datë 18.09.2023 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 1529 akti, datë 28.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të vendimit nr. 740, datë 23.08.2022 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe të vendimit nr. 00-2023-413, datë 07.03.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 19 Mars, 2024 | Rrëzimin e kërkesës |
7. | Dhionisios Alfred Beleri | 2 (Dh) Regjistri Themeltar, datë 28.09.2023 | Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-1313 (224), datë 25.07.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i vendimit nr. 19, datë 01.06.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe i vendimit nr. 46, datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 21 Mars, 2024 | Rrëzimin e kërkesës |