| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT TETOR 2024

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Sonila Muhametaj Nr. 6 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.02.2024 Shfuqizimi i vendimeve nr. 356, datë 03.11.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për miratimin e listës së kandidatëve për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të cilët plotësojnë kushtet ligjore”; nr. 385, datë 13.12.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për miratimin e shkallës së vlerësimit të kandidatëve për ngritjen në detyrë pranë Prokurorisë së Posaçme”; nr. 386, datë 13.12.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”; nr. 387, datë 13.12.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për emërimin si prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të kandidatit Elvin Gokaj”; nr. 388, datë 13.12.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për emërimin si prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të kandidatit Alfred Shehu”; nr. 83, datë 01.12.2022 dhe nr. s’ka, datë 04.05.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit; nr. 5, datë 10.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; nr. 00-2023-4083, datë 25.09.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Detyrimin e palës së paditur, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të riçelë procesin e vlerësimit të kandidatëve për SPAK në fazën fillestare. 01 Tetor, 2024 1. Rrëzimin e kërkesës.
2. Agred Tafaj Nr. 12 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 05.04.2024 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 002023-4341, datë 26.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave të gjykimit për çështjen 31157-01402-86-2021, regjistruar në datën 28.04.2021 në Gjykatën Administrative të Apelit me palë ankimuese Ederjon Ibro dhe Xhuljan Guçe dhe palë kundër-ankimuese Agred Tafaj. 02 Tetor, 2024 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-4341, datë 26.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3. Konstatimin e cenimit të afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes administrative nr. 31157-01402-86-2
3. Ndrec Lasku, Marte Lasku, Adelina Lasku, Gentjana Lasku, Mirela Ndoci. Nr. 2 (N) 2024 Regjistri Themeltar, datë 21.02.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2023-2723(386), datë 14.06.2023 të Gjykatës së Lartë, nr. 4721, datë 08.06.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 139, datë 26.01.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 03 Tetor, 2024 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-2723 (386), datë 14.06.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
4. Shoqeria Prodhim Veshje nr.2 Nr. 7 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 16.02.2024 Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr. 00-2011-277, datë 25.03.2011 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; i vendimit nr. 185, datë 05.02.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe i vendimit nr. 8223, datë 29.09.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 03 Tetor, 2024 1 . Rrëzimin e kërkesës.
5. Shoqëria A&A International sh.p.k Nr. 9 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 05.03.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vendimit nr. 00-2023-4359, datë 02.11.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 2216, datë 11.07.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë; vendimit nr. 1176, datë 20.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. 08 Tetor, 2024 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2023-4359, datë 02.11.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, nr. 2216, datë 11.07.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe nr. 1176, datë 20.05.2013 të Gjykatës së Rreth
6. Tomor Bylykbashi Satliko Bylykbashi Nr. 2 (T) 2024 Regjistri Themeltar, datë 19.02.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.2661, datë 10.12.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit; dhe nr. 341, datë 19.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë 08 Tetor, 2024 1.Pranimin pjesërisht të kërkesës, 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-4181 (341), date 19.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3.Dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Lartë.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.