| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT MAJ 2024

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Lefter Koka Nr.15 (L) 2023 Regjistri Themeltar, datë 17.10.2023 Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-335, datë 23.02.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-313, datë 23.02.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë 14 Maj, 2024 Rrëzimin e kërkesës.
2. Laert Kola Nr.14 (L) 2023 Regjistri Themeltar, datë 13.10.2023 Shfuqizimi i vendimit nr. 101, datë 20.06.2023 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i cenimit të së drejtës për ekzekutimin e vendimit gjyqësor nr. 591, datë 07.12.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë brenda një afati të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave të ekzekutimit të vendimit për regjistrimin e pronës sipas vendimit nr. 132, datë 14.02.1996 të ish Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier për aplikimin e bërë në datën 01.04.2015 në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier. Cenimi i së drejtës së pronësisë në kundërshtim me nenin 41 të Kushtetutës së Shqipërisë nga DVASHK Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Bashkia Fier, Avokatura e Shtetit. 14 Maj, 2024 1.Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 101, datë 20.06.2023 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë. 3.Konstatimin e cenimit të së drejtës së kërkuesit Laert Kola për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 59
3. Adem Rrenga Nr.53 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 07.11.2023 Shfuqizimi i vendimit nr.267, datë 13.07.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën 07 Maj, 2024 1.Rrëzimin e kërkesës.
4. Bardhoke Picaku Nr.13 (B) 2023 Regjistri Themeltar, datë 03.11.2023 Shfuqizimi i vendimit nr. 2304, datë 06.06.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes administrative nr. 31155-00075-86-2022, datë 19.01.2022 pranë Gjykatës Administrative të Apelit. 3. Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit që të gjykojë çështjen brenda një afati kohor të caktuar, sa më të afërt 07 Maj, 2024 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-2304, datë 06.06.2023, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3. Konstatimin e cenimit të afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes administrative nr. 31155-00075-86-2022, me dat

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.